Kronikë

DETAJE nga vrasja misterioze në Shkodër! 20-vjeçari jetonte i vetëm, u gjet i pajetë në oborrin e banesës nga xhaxhai

Shkruar nga Liberale

DETAJE nga vrasja misterioze në Shkodër! 20-vjeçari jetonte i

Detaje të reja janë mësuar lidhur me ngjarjen e rëndë në fshatin Guci e Re në Shkodër, ku një 20-vjeçar u gjet i vrarë më armë zjarri. Ai ishte goditur me një plumb të vetë në gjoks dhe gëzhoja është gjetur në vendngjarje dhe sekuestruar nga Policia.

Mësohet se viktima, Pavlin Preka, jetonte i vetëm dhe se është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës nga xhaxhai i tij. Dyshohet se ai mund të jetë vrarë më herët dhe u zbulua vetëm në orët e drekës, kur xhaxhai i tij ka shkuar në banesë për të parë se çfarë po ndodhte me nipin, pasi ky i fundit nuk i përgjigjej në celular.

Me të konstatuar trupin e pajetë në oborr ai ka njoftuar policinë, ndërkohë që gjatë dëshmisë paraprake ka deklaruar se nuk ka dijeni nëse nipi ka patur ndonjë konflikt. Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Policia ka ngritur pika kontrolli në zonë dhe po analizon kamerat e sigurisë për të hedhur dritë mbi lëvizjet e dyshimta në momentin e ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH