Nga atentati i ditës së sotme, ku Kastriot Elezi 45 vjeç mësohet se ka qenë shënjestra, por aksidentalisht ka mbetur i plagosur edhe 22-vjeçarin Ronaldo Metushi
22-vjeçari Ronaldo Metushi të cilin e kanë kapur plumbat aksidentalisht, ka qenë kamarier në lokalin ku ka ndodhur ngjarja.
Burime bëjnë me dije se 45-vjeçari është një emër i njohur për policinë. Ai ka qenë i dënuar për trafik narkotikësh në Itali.
Vetëm pak muaj ka që ka ardhur në Shqipëri, pasi ka qenë ekstraduar në Itali. Pasi ka mbaruar dënimin është rikthyer në Shqipëri.