Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Korçë.
Burime bëjnë me dije se 31-vjecarja ka qene duke u kthyer nga puna ne shtëpi, rreth ores 17:00, ndërkohë ish-bashkeshorti e ka ndaluar pak meter larg shtëpisë duke i hedhur ne trup nje shishe me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën.
Tashmë gjendja e Melisa Trendafilit është rënduar dhe ajo është dërguar drejt Repartit të Djegies në QSUT.
Mësohet se çifti ishin në proces divorci dhe e reja gjatë kësaj periudhe jetonte me te emen dhe dy femijet e mitur, përkatësisht 3 dhe 5 vjec.
Ndërkohë policia po punon për kapjen e 45 vjeçarit, Bledar Trëndafili.