Kronikë

Detaje nga megaoperacioni i SPAK-ut/ Si vepronte Martinaj në aleancë me Ndokën, Shullazin dhe Avdylin

Shkruar nga Liberale

Detaje nga megaoperacioni i SPAK-ut/ Si vepronte Martinaj në aleancë

Megaoperacioni i SPAK i zhvilluar përgjatë dy ditëve në 6 qytete, por edhe jashtë vendit ka çuar në çmontimin e 7 grupeve kriminale.  

Janë 50 urdhërarreste për personazhe të krimit të organizuar, por mes tyre ka edhe figura që dikur i përkisnin jetës politike.

Në qendër të këtyre grupeve kriminale është grupi kriminal i krijuar dhe drejtuar nga shtetasi Ervis Martinaj i cili është në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga shtetasi Arben Ndoka.

Detaje nga megaoperacioni i SPAK-ut/ Si vepronte Martinaj në aleancë

Këta dy grupe kriminale, për arritjen e qëllimit kriminal kanë kontaktuar anëtarë të një grupi tjetër kriminal i cili vepronte në qytetin e Durrësit.

Gjithashtu, të dy këto grupe kriminale  kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit.

Po ashtu për të realizuar qëllimet kriminale Ervis Martianaj kontakton shtetasin Viktor Imeri cili sapo kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me burgim i kërkon vrasjen e shtetasit F.H

Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Ervis Martianaj dhe Arben Ndoka vijnë edhe shtetasit Emiliano Shullazin dhe Astrit Avdylin, të cilët edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë Ervis Martinajn dhe Arben Ndokën në realizimin e qëllimit kriminal që është vrasja e Durim Bami etj.

Nga ana tjetër në zonën e Fushë Krujës spikat grupi kriminal i drejtuar nga shtetasi Durim Bami i cili shfaqet në konflikt të hapur me grupet kriminale të drejtuara nga shtetasit Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka.

Grupi kriminal i drejtuar nga Durim Bami  bën aleancë me një grup kundërshtar të shtetasit Ervis Martinaj dhe që drejtohet nga shtetasit L.D. dhe Fatmir Hyseni persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.

Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Durim Bami në bashkëpunim me shtetasin Altin Morina me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH