Kronikë

DETAJE nga ATENTATI te "Pallati me Shigjeta"/ 56-vjeçari u qëllua në derën e shtëpisë, ishte pronar i një mobilerie në zonën ku u vra

Shkruar nga Liberale

DETAJE nga ATENTATI te "Pallati me Shigjeta"/ 56-vjeçari u

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme kryeqytetin, ku tek “Pallati me Shigjeta”, një 56- vjeçar është qëlluar për vdekje teksa ndodhej në makinën e tij.

Viktima, Bujar Nasufi është ekzekutuar në momentet që po futej te dera e shtëpisë. Në vendngjarje janë gjetur 6 gëzhoja, të cilat besohet se i përkasin armës me të cilën është vrarë Nasufi.

Burim bëjnë me dije se autori, që dyshohet se ka qenë vetëm një, ka qenë i maskuar me një kapuç dhe është larguar me motor drejt zonës së Selitës. 56-vjeçari ka humbur jetën teksa po transportohej drejt Spitalit të Traumës, pasi nuk u ka mbijetuar plagëve të marra në pjesën e sipërme të trupit.

Sipas informacioneve paraprake dhënë mbrëmë nga policia e Tiranës, mësohet se viktima ka një mobilieri së bashku me vëllain e tij, ndërsa nuk ka asnjë precedent penal.

“Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek ‘Pallati me Shigjeta’ në rrugën ‘Myrte Zeneli’, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin Bujar Nasufi rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”, – informoi policia e kryeqytetit.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH