Kronikë

DETAJE nga atentati në Vlorë, një plumb në kokë i mori jetën 22-vjeçarit në ballkonin e shtëpisë, si u la në errësirë zona për disa minuta

Shkruar nga Liberale

DETAJE nga atentati në Vlorë, një plumb në kokë i mori

22-vjeçari Gëzim Sinomati, u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Vlorë, teksa doli në ballkonin e banesës për të pirë cigare.

Burime për mediet bëjnë me dije se i riu që sapo ishte kthyer nga Belgjika, ndërsa mbrëmjen e së dielës u qëllua me snajper, nga persona ende të paidentifikuar.

Autori dyshohet se ka qenë një person, i cili më pas është ndihmuar nga 2 persona të tjerë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, sapo 23-vjeçari është qëlluar me plumb në kokë, dritat në zonë janë fikur dhe qyteti ka qenë në errësirë totale.

Ende nuk dihet nëse kjo ishte planifikuar nga autorët apo ka qenë thjesht një rastësi, por megjithatë autori ka përfituar nga errësira për t’u larguar pa lënë gjurmë. Deri më tani janë shoqëruar në polici 10 persona, të cilët janë marrë në pyetje për vrasjen e të riut. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH