Kronikë

DETAJE nga atentati në Lezhë/ Autorët i zunë pritë 54-vjeçarit sapo la fëmijët në shkollë, një pl*mb e preku në krah

Shkruar nga Liberale

DETAJE nga atentati në Lezhë/ Autorët i zunë pritë

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri mëngjesin e sotëm në fshatin Rrilë, Lezhë.

54-vjeçari Agron Puka ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij kur është qëlluar me armë zjarri, nga persona ende të paidentifikuar.

Mësohet se i plagosuri sapo kishte dërguar fëmijët në shkollë kur autori/ët i bënë atentat, duke e qëlluar me breshëri kallashnikovi. Nga të shtënat 54-vjeçari mori një plumb në krah. 

Puka ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Ende nuk dihet si kanë ndodhur rrethanat e ngjarjes, ndërkohë forca të shumta policore janë nisur drejt vendngjarjes dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH