Kronikë

DETAJE nga krimi në familjen shqiptare/ Dëshmon 39-vjeçari: Alba më tradhtonte me shokun e ngushtë! Ai e mori në telefon dhe ajo u fut...

Shkruar nga Liberale

DETAJE nga krimi në familjen shqiptare/ Dëshmon 39-vjeçari:

Detaje të reja mësohen nga krimi tronditës në familjen shqiptare në Greqi. 

39-vjeçari shqiptar Kastriot Cenko nga Fieri, i cili vrau gruan e tij në Athinë, Alba Cenko, ka rrëfyer para hetuesve grekë shkakun përse kreu krimin e rëndë. 

Sipas mediave greke, arsyeja ishte xhelozia. Autori ka thënë në polici se, sipas tij, gruaja e tradhtonte me shokun e tij të ngushtë.

Gjithçka ka ndodhur, sipas pretendimeve të 39-vjeçarit, kur gruaja mori një telefonatë nga shoku i tij dhe hyri në banjo për të folur.  Cenko e dëgjoi, u zemërua dhe vendosi ta vriste.

Sipas rrëfimit të tij, shqiptari mori një çekiç dhe e goditi gruan në kokë. Ajo humbi ndjenjat, e ndërsa më pas 39-vjeçari e mbyti me duar. Më pas, ia mbështolli trupin me çarçaf dhe e fshehu trupin në dhomën e papafingos.

Krimi ndodhi në mbrëmje, të enjten e kaluar. Gjatë asaj kohe, dy fëmijët e çiftit 9 dhe 12 vjeç po flinin në dhomën e tyre. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH