Kronikë

DETAJE/ Humbi jetën, lidhja me 37-vjeçaren dhe si ra policia në gjurmët e saj. Çfarë ndodhi para tragjedisë në automjetin e viktimës?

Shkruar nga Liberale

DETAJE/ Humbi jetën, lidhja me 37-vjeçaren dhe si ra policia në
Dalin detaje të reja nga vdekja e 47-vjeçarit Çelnik Melçellari, i cili i gjet i pajetë në makinën e tij.

Grupi i hetimit ka shkuar te 37-vjeçarja me inicialet V.Sh., pas thirrjeve të shumta telefonike që 47-vjeçari ka pasur me të arrestuarën.

Sipas policisë, lidhja që kishte Melçellari me të dyshuarën kishte nisur prej disa kohësh dhe ishte e njohur nga disa prej personave të marrë në pyetje nga grupi i hetimit.

Pas marrëdhënies së kryer në automjetin e viktimës, 47-vjeçari nuk është ndier mirë nga ana shëndetësore. Në këto kushte, 37-vjeçarja i ka kërkuar të telefonojë ambulancën, por ai nuk ka pranuar.

Vetëm pak minuta pas kryerjes së marrëdhënies, 47-vjeçari ka ndërruar jetë. Sipas policisë, viktima është gjetur gjysmë i zhveshur. Pas këtij momenti, 37-vjeçarja, me origjinë nga Librazhdi, ka deklaruar se është larguar drejt banesës së saj, ku më pas është arrestuar nga policia.

Viktima kishte kaluar para pak kohësh një trompozë ndërsa është gjetur gjysëm i zhveshur dhe pa shenja jete në makinë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH