Kronikë

DETAJE/ 15-vjeçari shkoi në shtëpi i plagosur me armë zjarri, i ati e dërgoi në spital, policia nuk di asgjë për ngjarjen

Shkruar nga Liberale

DETAJE/  15-vjeçari shkoi në shtëpi i plagosur me armë

Lidhur me plagosjen e 15-vjeçarit mbrëmjen e sotme në Fushë-Mëzez në Tiranë, olicia nuk e di ende saktësisht ku ndodhi ngjarja. Policia pret dëshimë e 15 vjeçarit pasi i mituri nuk ka treguar vendin se ku është plagosur.

Mësohet se i mituri ka shkuar në banesë i plagosur dhe më paska qenë babai ai që e ka dërguar në spital.

Njoftimi i Policisë:

"Më datë 30.01.2025, rreth orës 20:30, është paraqitur në spitalin e Traumës një i mitur 15 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në Fushë-Mëzez. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit."

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH