Kronikë

Del FOTO/ Ky është autori i vrasjes së çiftit në Dropull, i dënuar më parë për...

Shkruar nga Liberale
Del FOTO/ Ky është autori i vrasjes së çiftit në

Personi në foto është Thoma Mastora, 69 vjeç, autori i dyshuar i vrasjes së çiftit Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 84 dhe 88 vjeç në Dropull.

Policia doli sot në një konfencë për mediet dhe njoftoi se ka zbardhur vrasjen e çiftit të të moshuarve më 2 maj në fshatin Bodrishtë të Dropullit.

Autori i dyshuar, sipas policisë, ka qenë më parë i dënuar për vjedhje.

“Nga veprimet hetimore të kryera u arrit në konkluzionin se viktimat ishin goditur me sende të forta dhe prerëse. Nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjet dhe u sekuestrua dhe një vlerë rreth 5 mln lekë të reja që çifti kishte në banesë. U shoqëruan 35 persona, u kryen kontrolle, u bë eksperiment hetimor, Nga hetimet intensive u arrit të sqarohet motivi i ngjarjes dhe të dokumentimit autori i ngjarjes së rëndë.

Autori i këtij krimi dyshohet të jetë Thoma Mastora 69-vjeç banues po në këtë fshat. Ndalimi i tij u bë për veprën penale vrasje në rrethana të tjera cilësuese. Konflikti është për motive të dobëta dhe mosmarrëveshje të mëparshme. Është për shkaqe të dobëta dhe konflikt i çastit. Janë sekuestruar prova dhe mjeti me të cilin dyshohet se është kryer krimi dhe është dërguar për ekzaminim”, tha policia në deklaratën për shtyp.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH