Kronikë

DEL FOTO/ Ky është 50-vjeçari që u vra nga e bija në Durrës

Shkruar nga Liberale

DEL FOTO/ Ky është 50-vjeçari që u vra nga e bija në

Personi në foto është Pëllumb Meta, 50-vjeçari që u vra me armë zjarri nga e bija 19 vjeçe, e cila më pas e groposi në oborrin e banesës së tyre. 

Sipas informacioneve të Policisë së Durrësit, autorja e dyshuar e krimit të rëndë është Hygerta Meta, e cila është arrestuar mëngjesin e sotëm.

Fillimisht familjarët kanë bërë kallëzim në polici, duke deklaruar të humbur 50-vjeçarin.

Pas hetimeve policia ka gjetur trupin e pajetë të 50-vjeçarit i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri dhe është varrosur brenda rrethimit të banesës pikërisht nga vajza e tij.

Ndërkohë, dyshohet se familjarë të tjerë mund të jenë përfshirë në krimin makabër dhe të kenë pasur dijeni për ngjarjen, duke ndihmuar kështu edhe në fshehjen e trupit. Ndërsa arma e krimit ende nuk është gjetur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH