Kronikë

Del autopsia e Bledar Dedja/ U godit mbrapa shpine pas një takimi intim?

Shkruar nga Liberale

Del autopsia e Bledar Dedja/ U godit mbrapa shpine pas një takimi intim?

Mëngjesin e 21 Janarit u gjend i vdekur në provincë e Trevizor në itali, 39 vjecari Bledar Dedaj. Ai ndërroi jetë si pasojë e goditjeve të shumta me thikë. Viktima jetonte prej 20 vitesh në itali, ku kishte krijuar familje dhe ishte babai i dy fëmijëve.

Trupi i viktimës u gjend i vdekur në pyllin e Padernos një fshat në Pieve del Grappa pasi familjarë denoncuan zhukjen e tij.

Mediat italiane kanë publikuar autopsinë e 39-vjeçarit shqiptar, sipas autopsisë 39-vjeçari vdiq nga gjakderdhja e brendshme e shkaktuar nga plaga me thikë, e marrë nga pas dhe që i përshkroi mushkrinë.

Mbi trupin e shqiptarit u qëlluan të paktën 19 goditje me thikë në lartësinë e gjoksit dhe në pjesën e barkut, duke dëshmuar dhe urrejtjen e vrasësit. Dedja u gjet rreth njëqind metra larg makinës së tij, një Mercedes B Class, i shtrirë përtokë, gjysmë i zhveshur, me pantallona dhe të brendshmet e hequra.

Hetuesit krahas autopsisë morën mostra për teste toksikologjike, për të përcaktuar nëse 39-vjeçari kishte kryer apo jo marrëdhënie seksuale përpara se të vritej.

Dyshimi i hetuesve, nisur edhe nga kushtet në të cilat u gjet kufoma, është se Bledari mund të jetë goditur me thikë në fund të një takimi intim.

Zona ku u zbulua trupi, dhe në veçanti Via Dei Colli, njihet si një zonë e izoluar, larg syve kureshtarë dhe e frekuentuar nga çifte që kërkojnë pak intimitet. Hetuesit, të cilët kanë intervistuar prej kohësh bashkëshorten dhe të njohurit e tij, tashmë janë fokusuar tek celulari i viktimës – për të analizuar telefonatat dhe mesazhet e fundit që Dedja ka pasur përpara ngjarjes.

Portofoli dhe sendet personale të 39-vjeçarit janë gjetur në vendngjarje duke rrëzuar pistën e grabitjes.

Hetuesit po analizojnë dhe makinën e të ndjerit për të siguruar ndodnjë provë që mund t’i çonte drejt zbardhjes së ngjarjes.

Dedja, sipas autopsisë, është goditur në pozicion të shtrirë.

Ai ka plagë të shumta sipërfaqësore, në parakrahë dhe në pëllëmbët e duarve, shenjë kjo që tregon sipas hetuesve që ai ka tentuar të mbrohej.

Sipas rezultateve të autopsisë, vrasja ka ndodhur gjatë pasdites të së shtunës, ndonëse është e vështirë të gjurmohet koha e saktë pasi trupi ka qenë i ekspozuar ndaj të ftohtit gjatë gjithë natës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH