Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen tronditëse të ndodhur mëngjesin e sotëm në Konispol.
Mësohet se në fshatin Shalës, 69-vjeçar Huso Islami ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij 66-vjeçare, Shano Islami pas një konflikti mes tyre për motive të dobëta.
Krimi ka tronditur djalin e autorit 69-vjeçar, duke bërë që baba e bir të përfshihen në një konflikt të dhunshëm fizik, që përfundoi me hedhjen nga shkallët të 69-vjeçarit. Pas kësaj, ky i fundit ka ndërruar jetë, teksa 40-vjeçari Klement Islami është arrestuar.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.