Kronikë

Burri bën për spital gruan në Fier, e kërcënon me thikë nëse...

Shkruar nga Liberale

Burri bën për spital gruan në Fier, e kërcënon me

Një tjetër rast i dhunës dhe kërcënimit raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Fierit. Një 30-vjeçar ka dhunuar dhe kërcënuar me thikë gruan e tij për arsye ende të paqarta.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në Devoll, dhe si pasojë ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 30-vjeçarin.

Sakaq bashkëjetuesja e këtij të fundit është pajisur me urdhër mbrojtje.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. T., 30 vjeç, banues në Fier, pasi më datë 10.04.2024, në lagjen nr. 8, Fier, dyshohet se ka dhunuar dhe ka kanosur me thikë bashkëjetuesen e tij, banuese në fshatin Baban, Devoll, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH