Kronikë

Burrat rrahin gratë/ Tre raste vetëm në 24 orët e fundit në Durrës, arrestohen nga policia

Shkruar nga Liberale
Burrat rrahin gratë/ Tre raste vetëm në 24 orët e fundit

Dhuna ndaj grave nuk ndalet. Tre raste dhune ndaj bashkëshorteve raportohet se kanë ndodhur vetëm gjatë 24 orëve në Durrës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Z. B., 55 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe gjatë shoqërimit në Komisariat, ka kundërshtuar punonjësit e Polisisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 40 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka hyrë në banesën ku qëndron bashkëshortja e tij dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin F. Xh., 59 vjeç, banues në Vadardhë, Sukth, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH