Kronikë

“Burgun mos e provoftë askush” mesazhi i ish-kryebashkiakut të Lezhës Fran Frrokaj pasi la qelinë pas përfitimit nga amnistia

Shkruar nga Liberale

“Burgun mos e provoftë askush” mesazhi i ish-kryebashkiakut

Mesditën e kësaj të mërkure ka lënë qelinë në burgun e Reçit, ish-kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, pasi ka qenë një prej 1100 të dënuarve që kanë përfituar nga amnistia penale.

“Uroj që burgun të mos e provojë askush.” – tha Frrokaj në një prononcim të shkurtër për gazetarët pas daljes nga burgu, duke mos pranuar të flasë më gjatë.

Frrokaj u dënua në muajin tetor të vitit 2022 me 3 vite burg për veprën penale shpërdorim detyre, për tjetërsim pronash tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin.

Gjithashtu, ish-kreu i Bashkisë së Lezhës është dënuar nga GJKKO dhe me heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 vjeçar.

Hetimet për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Shëngjinit nisën në 2017 kur një qytetar denoncoi se toka e tij rezultonte në Hipoteke në emër të disa familjeve të tjera. Prokuroria zbuloi një sipërfaqe të madhe toke prej 234 mijë metrash katrorë tokë në zonën e Ranës së Hedhun që ishte përfituar përmes falsifikimit të dokumenteve. Bashkia Lezhë dhe Këshilli i Qarkut Lezhë “nëpërmjet shkresave përkatëse zyrtare, pavarësisht se në realitet (tokat) janë mal dhe ranishte i kanë konfirmuar si toka të kategorisë “Arë” dhe “Pemtore”. Sipas vendimit për sekuestrim parcelat ishin regjistruar në emër të personave që nuk kishin të drejtë të përfitonin tokë në atë zonë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH