Kronikë

Bënte “kërdinë” me vjedhjen e monopatinave dhe motorëve, arrestohet i riu në Tiranë

Shkruar nga Liberale

Bënte “kërdinë” me vjedhjen e monopatinave dhe

Policia e Tiranës ka arrestuar një 28-vjeçar, i cilia akuzohet për raste të përsëritura të vjedhjes së monopatinave.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Mono 3” është vënë në pranga shtetasi E. K., banues në Tiranë. Ai akuzohet si autori i dyshuar i tre vjedhjeve të kryera gjatë javës së fundit.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë javës së fundit, ka vjedhur në zona të ndryshme të Tiranës, 2 monopatina dhe 1 motomjet, të cilat më pas i ka shitur. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH