Kronikë

Belsh/ Makina del nga rruga dhe shpërthen në flakë, nëna me dy fëmijët binjakë shpëtohen mrekullisht

Shkruar nga Liberale
Belsh/ Makina del nga rruga dhe shpërthen në flakë, nëna me

Një aksident raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Belshit.

Dyshohet se janë plagosur një nënë me dy fëmijët e saj të mitur.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në arë, ku më pas ka marrë flakë.

Kanë qenë qytetarë të rastit që kanë nxjerrë në kohë nga makinë nënën me fëmijët e saj binjakë, përpara se makina të shpërthejë në flakë. Më pas nëna me fëmijët janë transportuar me një mjet privat drejt spitalit.

Ndërkohë nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH