Shqiptari Nikolin Nika u vra mbrëmjen e djeshme në Itali pasi u godit tre herë në qafë para një lokali.
Sipas medieve italiane, ngjarja ka ndodhur përpara një lokali në Viale Delle Vittoria në Bettola. Disa orë më pas, karabinierët ndaluan një bashkatdhetar të viktimës, si autor të dyshuar.
Ai u mor në pyetje gjatë nga hetuesit dhe në përfundim të marrjes në pyetje u arrestua për “vrasje me dashje” dhe u dërgua në burg.
Nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur mes Nikës dhe autorit, por dyshohet se ngjarja e rëndë është regjistruar pas një sherri që përfundoi në tragjedi.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershmë të ekipeve të emergjencës, shqiptari humbi jetën.
Policia ka kontrolluar për një kohë të gjatë ambientet e lokalit në kërkim të armës së vrasjes, e cila dyshohet se është kaçavidë ose thikë.
Nika, sipas informacioneve paraprake është goditur tre herë në qafë.
Ai jetonte prej vitesh në Bettola dhe la pas gruan e dy fëmijët.