Kronikë

Arrestohet “tik-tokeri” shqiptar, dhunonte dhe ofendonte personat me aftësi ndryshe

Shkruar nga Liberale
Arrestohet “tik-tokeri” shqiptar, dhunonte dhe ofendonte personat me

“Tik-Tokeri” shqiptar Florian Zani është arrestuar ditën e sotme nga policia greke, nën akuzën për dhunë raciste.

Zani i njohur në rrjetet sociale si “Hayate” shpesh në postimet e tij në video përbuzte personat me aftësi të kufizuara. Ai është arrestuar gjatë pasdites së kësaj të marte, pasi ndaj tij janë bërë disa denoncime për dhunë raciale, fyerje dhe ofendime të personave me aftësi ndryshe.

Mediat greke raportojnë se kanë qenë organizatat në mbrojtje të personave me aftësi ndryshe, të cilat e denoncuan pasi Zani në rrjetet sociale Tik Tok dhe You Tube po bënte një transmetim live ku abuzonte seksualisht dhe në vazhdim fyente dhe i tallte viktimat e tij live në rrjetet sociale.

Komentet e tij raciste shkaktuan zemërim të opinionit publik, të cilët kanë reaguar ashpër në rrjet duke e dënuar gjuhën e tij vulgare.

Ka qenë urdhër i prokurorisë së Athinës për ta ndaluar direkt dhe ta shoqërojnë në drejtorinë e policisë ku mbahet nën akuza të rënda.

Në banesën të cilën kryhej transmetimi live, pasi u arrestua Florian Zani, u gjetën edhe dy persona me aftësi të kufizuar të cilët nuk ishin në gjendje të mbronin veten e tyre prej akteve poshtëruese dhe ofenduese të tik tokerit shqiptar.

Ata u dërguan në një fondacion ku do të mbahen nën kujdesin e mjekëve të specializuar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe kompjutera, disa hard disk dhe programe kompjuterike. Zani do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie paraditen e së mërkurës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH