Arben Lamçja është arrestuar këtë të diel në Prishtinë. Ai është i kërkuar pasi akuzohet për një sërë vrasjesh me pagesë.
Sipas informacioneve së bashku me të është arrestuar edhe një person tjetër.
Operacioni “Plumbi i Artë” është bërë shkak për zbardhjen e 6 vrasjeve të ndodhura vitet e fundit në Shqipëri.
GJKKO me kërkesë të SPAK, falë këtij operacioni, ka lëshuar një urdhërarrest për 30 persona, në mesin e të cilëve ishte edhe Lamçja.