Kronikë

Arrestohet në Itali “truri financiar” Bujar Shega! Kush është biznesmeni nga Peqini dhe lidhjet e tij me Suel Çelën

Shkruar nga Liberale

Arrestohet në Itali “truri financiar” Bujar Shega! Kush

Operacioni i SPAK-së ka çuar në goditjen e një organizate kriminale të fuqishme, e cila dyshohet se është favorizuar nga njerëz të drejtësisë, zyrtarë policie dhe gazetarë.

Nga 18 urdhër arreste të lëshuara, disa janë ekzekutuar, ndërsa mes të arrestuarve është Marsel (alias Bujar) Shega, administrator i dy kompanive, Viola Green dhe Wonder Green, të cilat dyshohet se kanë pastruar para të grupeve kriminale, duke përfshirë edhe një grup me bazë në Dubai që ka investuar në pasuri të paluajtshme në Tiranë.

Shega u arrestua në Milano, dhe u akuzua për lidhje të ngushta me krimin, përfshirë Suel Çelën, një emër i njohur në botën e krimit dhe i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Kompanitë e Shegës janë përfshirë në tendera për pastrimin e qyteteve, ndërsa hetimet sugjerojnë se ato mund të jenë përdorur për të pastruar para të grupeve kriminale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH