Kronikë

Arrestohet në Dubai “i shumëkërkuari” për atentatin ndaj Prokurorit Ndoja

Shkruar nga Liberale

Arrestohet në Dubai “i shumëkërkuari” për

Julian Meçaj është arrestuar së fundmi në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ai ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se mund të jetë një nga porositësit e atentatit ndaj Prokurorit Arjan Ndoja. Për këtë ngjarje ai është marrë në pyetje, por më pas është lënë i lirë, nga ku dhe përfitoi për t’u arratisur.

Meçaj është numri 2 i bandës së Durrësit, roli dhe ndikimi i të cilët u zbulua edhe më në detaje pas arrestimit të Adriatik Colit, një nga anëtaret e bandës. Ai njihet po ashtu si mik i afërt i Plarent Dervishajt, gjithashtu në kërkim për atentatin ndaj Ndoja.

Arrestohet në Dubai “i shumëkërkuari” për

Më 20 qershor të 2019 Julian Meçajt dhe Dervishajt iu bë një atentat në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë mbetën të plagosur të dy. Plarent Dervishaj, 47 vjeç, është kunati i Lul Berishës, ndërsa 36-vjeçari Meçaj është anëtari i bandës së tij, bandës së Durrësit.

Ngjarja ndodhi në zonën e ish-kënetës, pranë mbikalimit të Shkozetit, në Durrës, ku dy të plagosurit ishin duke hipur në makinën e Dervishajt. Meçaj mori tre plumba në trup, ndërsa Plarent Dervishaj morri një plumb në këmbë.

Brenda makinës tip “Range Rover” ishte edhe Bashkim Haxhija, mik i tyre, i vetmi i arrestuar për këtë ngjarje pasi akuzohet se qëlloi me armë në drejtim të autorëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH