Kronikë

Arrestohet në Dubai i njohuri me nofkën “Dari i Elbasanit”, i dënuar me 4 vite burg në Shqipëri

Shkruar nga Liberale

Arrestohet në Dubai i njohuri me nofkën “Dari i

Policia e Shtetit ka bërë me dije se është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe shtetasi Hajdar Bako alias Hajdar Çopja alias Hajdar Hysa, 40 vjeç, i lindur në Elbasan.

Ai është dënuar me 4 vjet burgim nga Gjykata e Apelit në Durrës për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Bëhet fjalë për ngjarjen e regjistruar në vitin  2017, në fshatin Katund i Ri, ku Hajdar Bako së bashku me 4 të tjerë, është implikuar në një konflikt, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri dhe janë plagosur 3 shtetas.

Në këtë ngjarje u sekuestruan 16 gëzhoja pistolete dhe vet agresori mbeti i plagosur, duke pësuar dëmtime edhe në pjesën e këmbës. Po ashtu plagë morën dhe Klevis Gjini dhe Emiljano Xhini.

Në 8 qershor 2022 gjyqtari i vetëm i Apelit Durrës, Florian Kalaja, ka vendosur të prishë vendimin e gjyqtarit të Elbasanit, Taulant Tafa, përmes të cilit kërkohej rifillimi nga e para i shërbimit të provës.

Policia njofton se vijojnë procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Bako dhe vëllezërit e tij, Ervini dhe Francis janë përmendën në dëshminë e dhënë në SPAK nga Nuredin Dumani, i cili ekspozon si financues, për vrasjen e Arjan Spahisë në Belgjikë, ekzekutimin e trefishtë në Bradashesh dhe planet për të vrarë Erion Alibejn. Po ashtu, edhe ky i fundit i ka akuzuar si personat që kanë vrarë njerëzit e tij të afërt.

Hajdar Bako njihet në Elbasan dhe me mbiemrat Çopja dhe Hysa dhe së bashku me dy vëllezërit e tij, Franc Bako alias Çopja dhe Ervin Bako alias Çopja, ka drejtojnë një grup kriminal që ka si aktivitet trafikimin e lëndëve narkotike në disa shtete të Europës.

Bako thiret ndryshe si “Dari i Elbasanit”, ndërsa jeton prej vitesh në Dubai, ku vizitën e fundit në Shqipëri e ka pasur në 6 shkurt 2021.

Po ashtu, dhe vëllai i tij, Franc Bako alias Çopja, i njohur edhe si Franc Gergely u arrestua në Dubai për llogari të Belgjikës dhe u ekstrtadua drejt këtij vendi më 29 Dhjetor të vitit të kaluar.

Drejtësia belge e akuzon Franc Çopjan si porositësit e atenatit mafioz të ezekutimit të Ardit (Arjan) Spahiu, kunati i Endrit dhe Erjon Alibejt. Krimi është regjistruar më 27 nëntor 2020 në bulevardin “Edmond Machtens”, pranë lagjes së njohur Molenbeek të Belgjikës, teksa si ekzekutorët akuzohen Florenc Meçe Alias Gega i arrestuar në Spanjë, si dhe Elvis Murati, i arrestuar në Gjermani.

Vrasja e Ardit Spahiut, ose siç njihej ndryshe si “Arjani i vogël”, dyshohet se është kryer për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Franc Çopja njihet si pjesë e grupit të ashtuquajtur me nofkën “Sakati”, ku bëjnë pjesë dhe dy vëllezërti e tij Hajdar Çopja dhe Ervin Bako alias Çopja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH