Kronikë

Arrestohet mashtruesi në Tiranë 60-vjeçari, iu premtoi se do t’i bënte aksionerë në biznese në Norvegji dhe iu mori paratë

Shkruar nga Liberale

Arrestohet mashtruesi në Tiranë 60-vjeçari, iu premtoi se do

Një 60-vjeçar i cili ishte me banim në Norvegji, është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet për mashtrim.

U mësua se 60-vjeçari, përmes mashtrimit, ka përfituar shuma të ndryshme parash, nga disa shtetas, të cilëve iu kishte premtuar se do t’iu siguronte kontrata pune dhe do t’i bënte aksionerë në një biznes në Norvegji.

“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pakti”.

Gjatë operacionit u ndalua shtetasi K. K., 60 vjeç, banues në Norvegji, për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas dyshohet se ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shuma të ndryshme parash, nga disa shtetas, të cilëve iu kishte premtuar se do t’iu siguronte kontrata pune dhe do t’i bënte aksionerë në një biznes në Norvegji.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH