Kronikë

Arrestohet ish-drejtuesi i Kadastrës e 4 të tjerë në Durrës, tjetërsuan 151 metra katrorë tokë

Shkruar nga Liberale

Arrestohet ish-drejtuesi i Kadastrës e 4 të tjerë në

Policia njofton se pesë persona janë arrestuar ndërsa dy të tjetër janë në kërkim pasi akuzohen se bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar dokumentet e një toke me sipërfaqe 151 000 m2, në lagjen nr. 15, Durrës. 

Në pranga ka rënë dhe ish-drejtuesi i Kadastrës së Durrësit, Leonard Kadrimi ndërsa në kërkim është ish-juristi i Kadastrës së Durrësit dhe një tjetër

Policia e Durrësit informon se është vendosur sekuestro preventive për pasurinë e paluajtshme që dyshohet se është përfituar nga 2 shtetas, njëri i arrestuar dhe babai i një të arrestuari tjetër.

Në kuadër të operacionit "Tjetërsimi" u arrestuan: Lirim Xhameta, Dashnor Taulla, Ardit Kërtusha, Leonard Kadrimi dhe Gjovalin Ndoci. Ndaj tyre ishte caktuar masa e arrestit me burg nga Gjykata e Durrësit.

"Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tjetërsuar dokumentet e një pasurie të paluajtshme (tokë), me sipërfaqe 151 000 m2, në lagjen nr.15, Durrës.  Nga tjetërsimi i dokumenteve, shtetasi i arrestuar Lirim Xhameta ka përfituar në mënyrë të paligjshme, një sipërfaqe toke rreth 75 000 m2, ndërsa shtetasi Dashnor Taulla (babai i 61-vjeçarit të arrestuar) ka përfituar një sipërfaqe toke prej 76 000 m2. Shtetasit Leonard Kadrimi, Ardit Kërtusha,dhe M. Z. në kërkim dyshohet se duke shpërdoruar detyrat në ASHK Durrës, kanë lehtësuar tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme". 

Procedimi penal ishte regjistruar në muajin shkurt të vitit 2023, ndërsa është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar "Tjetërsimi".    

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH