Kronikë

Arrestohet i riu nga Shqipëria, kapet me makinë të vjedhur në Kosovë

Shkruar nga Liberale

Arrestohet i riu nga Shqipëria, kapet me makinë të vjedhur

Një i ri shqiptar është ndaluar në Kosovë, pasi ka rezultuar se makina me të cilën ai po udhëtonte ishte e vjedhur.

Dje në orën 17:00 në vendkalimin kufitar në “Bllacë”, zyrtarët policorë kanë ndaluar 22-vjeçarin A.M. nga Shqipëria dhe 21-vjeçari V.S. nga Republika Federale e Gjermanisë, ka njoftuar Ministria e Brendshme e Kosovës.

“Gjatë kontrollit kufitarë është konstatuar se automjeti “Mercedes” me targa gjermane, i cili drejtohej nga A.M., ndërsa V.S. ishte udhëtarë, ishte regjistruar në bazën e Interpolit si i vjedhur”, njofton MPB.

Ata janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa automjeti është konfiskuar për procedim të mëtejshëm.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet një raport përkatës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH