Kronikë

Arrestohet hajduti i monopatinave në Tiranë

Shkruar nga Liberale

Arrestohet hajduti i monopatinave në Tiranë

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi vidhte monopatina në rrugët e kryeqytetit dhe i shiste ato.

Nga hetimet e kryera dyshohet se 30-vjeçari është autor edhe i 11 vjedhjeve të monopatinave, të kryera gjatë periudhës mars-maj 2024. Gjatë arrestimit, 30-vjeçarit F. D. (B.)., i është gjetur edhe një sasi lënde narkotike kokainë.

“Dokumentohen me prova ligjore 12 vjedhje të kryera në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi F. D. (B.)., 30 vjeç, dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. K., 20 vjeç, dhe J. F., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Shtetasi F. D., është kapur në flagrancë duke vjedhur një monopatinë, në rrugën “Perlat Rexhepi”, dhe gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde narkotike kokainë. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas është autor i 11 vjedhjeve të monopatinave, të kryera gjatë periudhës mars-maj 2024, ndërsa shtetasit A. K., dhe J. F., kanë përvetësuar monopatinat e vjedhura.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit F. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, dy monopatina të dyshuara të vjedhura”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH