Kronikë

Arrestohet 65-vjeçari që vodhi naftë nga kamioni i firmës që punonte, në pranga edhe bashkëpunëtori

Shkruar nga Liberale

Arrestohet 65-vjeçari që vodhi naftë nga kamioni i firmës

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen se kanë vjedhur karburant nga një kamion i një firme ndërtimi.

Konkretisht, bëhet fjalë për shoferin e kamionit, i cili në bashkëpunim me një të ri26-vjeçar, vidhte naftën nga kamioni i firmës.

Vodhën një sasi karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi, identifikohen dhe arrestohen 2 shtetas (njëri prej tyre punonjës i firmës).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se ishte vjedhur sasia e karburantit, nga kamioni i një firme ndërtimi, kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe, bazuar në provat e siguruara, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Storm 21”. Si rezultat, u bë identifikimi dhe arrestimi i autorëve të dyshuar të vjedhjes, shtetasve:

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi S. M. (drejtues i kamionit të firmës së ndërtimit), vidhte sasi karburanti nga kamioni i firmës, në bashkëpunim me shtetasin M. K.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH