Kronikë

Arrestohet 62-vjeçari në Vlorë, tentoi t’i vidhte telefonin të resë duke e kërcënuar me thikë

Shkruar nga Liberale

Arrestohet 62-vjeçari në Vlorë, tentoi t’i vidhte

Kapet dhe arrestohet 62-vjeçari me inicialet F.L në Vlorë. Mësohet se ky person ka tentuar ti vjedhë telefonin një të reje duke e kërcënuar me thikë.

Si pasojë janë sekuestruar thika dhe një telefon. Me rastin do të merret Prokuroria Vlorë.

Arrestohet 62-vjeçari në Vlorë, tentoi t’i vidhte

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas njoftimit se një shtetaseje kishin tentuar t’i vidhnin celularin, në rrugë, duke e kanosur me mjet prerës, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit “Storm 18”, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i rastit, shtetasi F. L., 62 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH