Kronikë

Arrestohet 43 -vjeçari/ Shfrytëzonte bashkëjetuesen 18-vjeçare për prostitucion

Shkruar nga Liberale
Arrestohet 43 -vjeçari/ Shfrytëzonte bashkëjetuesen

Finalizohet operacioni policor i koduar “Case”, për goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale të prostitucionit.

Operacioni, rezultat i një hetimi disajavor me metoda proaktive, të kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës.

Shfrytëzonte bashkëjetuesen e tij 18 vjeçe, për prostitucion, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari.

Procedohen në gjendje të lirë 18-vjeçarja dhe 1 shtetas tjetër i dyshuar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Nga një hetim disajavor me metoda proaktive, i kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, u siguruan prova për një rast të veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Në bazë të këtyre provave u finalizua operacioni policor i koduar “Case”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

•K. P., 43 vjeç, banues në Borsh, Himarë.

Ky shtetas dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion, bashkëjetuesen e tij 18 vjeçe.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 18-vjeçaren që ushtronte këtë veprimtari kriminale, kundrejt pagesës, si dhe për një shtetas tjetër të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH