Kronikë

Arrestohet 18-vjeçari në Lezhë, goditi me dorezë metalike dy adoleshentë

Shkruar nga Liberale

Arrestohet 18-vjeçari në Lezhë, goditi me dorezë metalike

Një sherr i dhunshëm mes adoleshentësh ka ndodhur ditën e djeshme në Lezhë. Xhuljano Doda, 18 vjeç, ka rënë në prangat e policisë, pasi ka goditur me dorezë metalike dy të rinj, të moshave 16 dhe 18 vjeç.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një konflikti të çastit, për motive të dobëta. Ndërkohë bëhet me dije se dy të lënduarit ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH