Kronikë

Apeli lë në fuqi vendimin, burg përjetë për Laert Haxhiun

Shkruar nga Liberale

Apeli lë në fuqi vendimin, burg përjetë për Laert

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin me burg të përjetshëm për Laert Haxhinë,  i cili akuzohet sei autori i masakrës së Lushnjës.

Përmes avokatit mbrojtës, Haxhiu kishte ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, por togat e zeza të Apelit lanë në fuqi dënimin e tij me burgim përjetë.

Laert Haxhiu u dënua si autor i masakrës së Lushnjës ku humbën jetën dy të rinjtë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, si edhe u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku. Shënjestra e atentatit ishte Xhulio Shkurti, nipi i ish-kreut të bandës së Lushnjës, Aldo Bare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH