Kronikë

Apeli i GJKKO e la në burg/ Ish-avokati Alban Bengasi që porositi vrasjen e bashkëshortes dorëzohet në polici

Shkruar nga Liberale

Apeli i GJKKO e la në burg/ Ish-avokati Alban Bengasi që porositi

Një dite pas vendimi të gjykatës së apelit të posaçëm që e rikthehu në burg Avokatin Alban Bengasi, ky i fundit është paraqitur këtë të premte në drejtori të policisë së Tiranës. Pas procedurave të kryera në polici ai do të dërgohet ne një burg të sigurisë së lartë.

Bengasi u lirua në fund të korrikut pasi shkalla e parë ia uli dënimin deri në 1 vit e 4 muaj burg. Për shkak të afateve ai fitoi lirinë. Por pas ankimimit te bërë nga SPAK, çështja shkoi në apel ku kjo e fundit vendosi t’ia rrisë dënimin Bengasit duke e dënuar përfundimisht me 4.6 vite burg edhe ne aplikim te gjykimit të shkurtuar.

Akuza ndaj tij është dhune në familje në kuadër të grupit strukturuar kriminal.

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani tregoi episodin ku Bengasi kishte ofruar 120 mije euro për vrasjen e gruas së tij.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH