Ka dalë sot para gjykatës së Durrësit, Majlind Habibi i cili akuzohet se hodhi nga ura shokun e tij, 33-vjeçarit Branko Shkoza duke i shkaktuar vdekjen.
Ngjarja u shënua më 2 dhjetor. Fillimisht u mendua se ishte vdekje aksidentale por më pas më 10 dhjetor u arrestua 35 vjeçari.
35-vjeçari, i cili u njoh me masën e sigurisë “arrest me burg”, deklaroi në Gjykatën e Durrësit se e ka pranuar krimin për shkak se e kanë dhunuar.
Autori i dyshuar u shpreh se është familjar, duke shtuar se gruaja e tij është shtatzënë dhe se ka një djalë 4-vjeç.
“Me ka ikur gruaja nga shtëpia me fëmijen 4 vjeç dhe shtatzënë prej kesaj ngjarje. I kërkoj prokurorit të hapë kamerat e sigurisë se unë kam qenë në punë kur ka ndodhur ngjarja. Unë me Brankon jemi rritur bashkë. Më kanë dhunuar në polici që ta pranoja, e pranova nga frika dhe se di pse e bera, por se kam bere une. Dikush tjeter që do ketë dashur të më bëjë keq mua, i ka thënë që e kam bërë unë, por une nuk kam lidhje”, dëshmoi ai para gjykatës.