Kronikë

Të akuzuar si shpërndarës droge, arrestohen 3 persona në Durrës

Shkruar nga Liberale

Të akuzuar si shpërndarës droge, arrestohen 3 persona në

Policia e Durrësit ka arrestuar 3 persona të akuzuar si shpërndarës drogë.

Operacioni "Pjeza" vuri në pranga dt vëllezërit Glerian dhe Julian Hyseni, si dhe Albert Tikovinën në fshatin Pjezë të Shijakut. Ata akuzohen për tregëtim të lëndëve narkotike.

Ka qenë policia dhe prokuroria e Durrësit që u vunë në ndjekje të tyre dhe në bazë të përgjimeve u arrit në konkluzionin se kjo treshe shpërndante lëndë narkotike.

Mbi këto prova është kryer edhe arrestimi i tyre. Gjatë kontrolleve në banesën e 2 vëllezërve policia gjeti dhe sekuestroi shumën prej 20 mijë eurosh që dyshohet se i kanë përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.

Policia thotë se deri disa ditë më parë ata e siguronin lëndën narkotike nga vëllezërit Ndriçim e Indrit Balla tashmë të arrestuar se u kapën me 1kg kokainë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH