Kronikë

Aksidentoi për vdekje 24-vjeçarin në aksin Elbasan-Librazhd, arrestohet shoferi

Shkruar nga Liberale
Aksidentoi për vdekje 24-vjeçarin në aksin Elbasan-Librazhd,

Autori që shkaktoi aksitentin me pasojë vdekje në aksin Elbasan-Librazh dhe u largua nga vend ngjarja, është arrestuar nga policia.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në vijim të punës hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur më datë 06.09.2024, rreth orës 22:50, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasi H. S., 24 vjeç, që lëvizte me motomjet, ndaluan me iniciativë shtetasin N. B., 55 vjeç, banues në Elbasan.

Shtetasi N. B. ishte shpallur në kërkim, sepse u largua nga vendi ku mbrëmjen e datës 06.09.2024, automjeti që ai drejtonte u përplas me një automjet dhe me një motomjet që drejtohej nga 24-vjeçari, i cili për shkak të dëmtimeve humbi jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH