Kronikë

Aksidentohet FAMILJA me 5 anëtarë në autostradën Milot-Thumanë

Shkruar nga Liberale

Aksidentohet FAMILJA me 5 anëtarë në autostradën

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Milot-Thumanë.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 5 persona nga një familje, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:30, ku një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin B. Q., 29 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe tre pasagjerët: shtetasit I. Q., rreth 70 vjeç, L. Q., rreth 40 vjeç, dhe M. Ç., rreth 60 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Fushë-Gjorem, ndërsa të plagosurit janë dërguar me autoambulanca në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH