Rreth orës 06:30, në aksin Lushnjë-Tiranë automjeti me tre anëtarët e një familje u përfshi në një aksident.
Si pasojë mbeti i plagosur shoferi i mjetit, si dhe dy fëmijët e tij të mitur të cilët me urgjencë u dërguan në spitalin e Lushnjës. Personi i cili u përfshi në aksident është biznesmeni i njohur Kristian Boçi dhe dy fëmijët e tij të mitur.
Boçi dhe dy fëmijët e tij u dërguan me urgjencë me autoambulancën e Lushnjës mëngjesin e sotëm.
Mësohet se Boçi ka pësuar fraktura në kokë, ndërkohë fëmijët e tij kanë pësuar dëmtime të lehta. Fatmirësisht gjendja shëndetësore e të treve është stabël. Siç raportuam dhe më herët Kristian Boçi teksa ishte duke udhëtuar me fëmijët e tij në aksin Lushnjë-Tiranë, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe si pasojë përfundoi anash rrugës.
Kush është biznesmeni Kristian Boçi?
Disa muaj më parë plot 50 milionë euro pasuri ka sekuestruar prokuroria e Tiranës bizneseve, të cilat zotëroheshin nga Kristian Boçi dhe Elman Abule, si dhe 4 njerëzve të lidhur me ta.
Por Kristian Boçi nuk është një personazh jo i njohur në mediat sociale. Kristian Boçi së bashku me bashkëshorten e tij Drilona Boçi, reklamojnë në rrjetet sociale, jetë shumë luksoze, duke tërhequr pas vetes mijëra ndjekësa në mediat sociale. Në Instagram Kristian Boçi ka 95 mijë ndjekës dhe bashkëshortja e tij 85 mijë ndjekës, nga ku tregojnë për udhëtimet, frekuentimin e zonave luksoze e veshjeve të shtrenjta. Kristian Boçi shpesh herë ka reklamuar edhe bamirësi të ndryshme për njerëzit në nevojë.
Kristian Boçi, është përfolur edhe në mediat rozë edhe për lidhjen me çiftin e divorcuar, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj. Ato u panë në rrjetet sociale shpesh herë në shoqërinë e njëri tjetrit pak vite më parë, por kohët e fundit kanë prishur raportet. Megjithëse pas lajmit të divorcit me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, Kristjan Boçi publikisht mbështeti aktorin Bes Kallakun, duke i shkruar ‘se ke shpëtuar një herë e mirë nga larg qofti’.