Kronikë

Aksidentohen tre makina në Elbasan/ Një person plagoset RËNDË, lëndohen dy të tjerë

Shkruar nga Liberale

Aksidentohen tre makina në Elbasan/ Një person plagoset

Një aksident është regjistruar në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Ish-Kombinati Metalurgjik.

Në aksident janë përfshirë tri automjete të cilat pas përplasjes mes tyre janë shkatërruar pjesërisht.

Burime nga vendngjarja thonë se një person ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë dhe të paktën dy të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

Paraprakisht nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit, ndërsa policia ndodhet ne vendngjarja

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH