Kronikë

Aksidentohen këmbësoret nënë e bijë nga përplasja e dy automjete në Kamëz, 46-vjeçarja ndërron jetë në spital

Shkruar nga Liberale

Aksidentohen këmbësoret nënë e bijë nga përplasja

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Kamëz.

Aksidenti në rrugën ‘Nënë Terëza’, ku B. K., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., dhe më pas me këmbësoret nënë e bijë, F. M., 46 vjeçe, dhe Xh. M., 20 vjeçe.

Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasja F. M., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Xh. M., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH