Një tjetër aksident është regjistruar ditën e sotme në fshatin Ruzhdie në Patos.
Një automjet tip“ Benz Kamioncinë” është përplasur me një tjetër automjetin tip “Benz”.
Si pasojë e përplasjes kanë përfunduar në spital drejtuesi i Benzit dhe pasagjeri.
Gjendja e tyre është stabël dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.