Kronikë

Aksidenti i RËNDË Lezhë-Milot/ Dërgohet te 'Trauma' polici i plagosur

Shkruar nga Liberale

Aksidenti i RËNDË Lezhë-Milot/ Dërgohet te

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot.

Një makinë është përplasur me një trajler ku mbeti I plagosur një efektiv policie.

Për këtë aksident ka reaguar policia duke njoftuar se kamioni drejtohej nga shofer boshnjak I cili ka përplasur makinën me drejtuesin polic brenda.

Ky I fundit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është drejtuar menjëherë drejt spitalit të Traumës për ndihmën mjekësore.

Policia dhe AMP po heton ngjarjen dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, kamioni me drejtues shtetasin boshnjak Nj. G. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gj. V., punonjës policie i DVP Lezhë, i cili sapo kishte përfunduar shërbimin.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi Gj. V., i cili po dërgohet në spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore.

Me shtetasin Nj. G. po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor dhe opgj të AMP-së, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën në vendngjarje, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH