Kronikë

Aksidenti i katërfishtë në Durrës/ Një nga të plagosurit në gjendje të rëndë, transportohet te Trauma

Shkruar nga Liberale

Aksidenti i katërfishtë në Durrës/ Një nga të

Një nga të plagosurit e aksidentit të katërfishtë në Durrës ndodhet në gjendje të rëndë.

Abc News raporton se 61-vjeçarja është transportuar te Spitali i Traumës në kryeqytet.

“Ka ndodhur rreth 1 orë e gjysmë më parë. Fillimisht janë përplasur dy automjete dhe më pas dy automjete të tjera. Në brendësi ndodheshin 10 persona, janë paraqitur në spitalin e Durrësit, mes tyre 4 fëmijë. Gjendja e 9 personave është e mirë. Më pas ata janë larguar nga spitali për te familjarët e tyre. Ndyshe është rasti i një 61-vjeçareje, gjendja e saj është rënduar, ajo është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Truamës. Shkak është bërë frenimi i një prej automjeteve, më pas 3 makinat e tjera e kanë goditur nga pas”, raporton abcnews.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH