Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është shënuar mbrëmjen e së enjtes në Mjull Bathore, pranë mbikalimit të Saukut.
Një automjet ka përplasur një grua e cila ishte duke kaluar nga njëri krah i autostradës në krahun tjetër.
Përmes një njoftimi zyrtar policia bëri me dije se shtetasi D. C., duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen Y. C., 52 vjeçe.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon sqarimin e rrethanave të aksidentit.