Kronikë

Aksident tjetër i RËNDË në Korçë, përplasen dy makina, plagoset një grua

Shkruar nga Liberale

Aksident tjetër i RËNDË në Korçë, përplasen

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Korçës. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta e si pasojë ka mbetur e plagosur një grua, që ndodhej në njërën nga mjetet.

Kjo e fundit është nisur drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lagështia në rrugë dhe një manovër e gabuar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe grupi hetimor po merret me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH