Kronikë

Aksident në Tiranë/ I riu humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në lumin Lana, si është gjendja e tij

Shkruar nga Liberale

Aksident në Tiranë/ I riu humb kontrollin e mjetit dhe përfundon

Një aksident është regjistruar në Tiranë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, 4 prill.

Policia njofton se rreth orës 05:30, në afërsi të rrethit të Shkozës, shtetasi F. H., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij.

Si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.

Drejtuesi i automjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH