Kronikë

Aksident në rrugën nacionale Berat-Lushnje, makina përfundon në kanal

Shkruar nga Liberale

Aksident në rrugën nacionale Berat-Lushnje, makina përfundon


Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin nacional Berat-Dimal, në afërsi të fshatit Moravë.

Mësohet se një automjet tip Mercedes Benz, që drejtohej nga njē vajzë, ka parakaluar dy makina dhe teksa është ndeshur përballë me një mjet tjetër, në përpjekje për të shmangur përplasjen me të ka goditur mjetin tip Tojota Yaris, duke e hedhur në kanal.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar katër mjete, ndërsa është dëmtuar drejtuesja mjetit tip Toyota Yaris, e cila është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH