Kronikë

Aksident në Burrel, plagosen rëndë tre persona

Shkruar nga Liberale

 

Aksident në Burrel, plagosen rëndë tre persona

Një aksident irëndë ka ndodhur këtë të enjte në rrugën nacionale Burrel-Klos, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit mësohet se kanë mbetur të plagosur tre persona, teksa ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Suç.

Nga informacionet e para mësohet se të plagosurit janë nisur drejt spitalit, por ende nuk dihet gjenda e tyre shëndetësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH